fbpx

Muaj i ngarkuar për rastet e Prokurorisë Speciale, këto janë gjykimet që do të mbahen në nëntor

Pesë gjykime për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) janë caktuar për në nëntor ku prej tyre dy mbahen për herë të parë, njofton Portalb.mk.

Tre nga pesë lëndët i gjykon gjykatësja Lidija Petrovska e cila është e njohur për shkak se u ka përmend në bombat e opozitës së atëhershme të LSDM-së. Gjykimet për lëndët e PSP-së “Total” ku i akuzuar është Dragan Pavlloviq Llatas, dhe “Fortesa- Target ku ta akuzuar janë Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, janë miratuar por akoma nuk janë caktuar termine për seancat e para.

2 Nëntor – “Fortesa 2” ku të akuzuar janë  ish-drejtori i DSK-së Goran Grujoski i cili është në arrati së bashku me gjashtë të tjerë të punësuar në DSK janë të akuzuar për shkatërrimin e dokumenteve për furnizim të pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve. Të punësuarit në Drejtorinë e Sigurisë dhe kundërzbulimit akuzohen për shkatërrim të dokumentit zyrtar si dhe për falsifikim të dokumenteve në rastin ku sipas PSP-së lidhet me shkatërrimin e dëshmive për përgjimet jolegale që u zhvilluan në vend.

6 Nëntor– Seanca e dytë për rastin “Transporter” ku i akuzuar është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski së bashku me 22 persona të tjerë që dyshohen se përmes tenderëve të korruptuar të udhëtimit shkollor kanë marrë 360.000 euro para të popullit.

Në lëndë përveç Taleskit janë të dyshuar edhe të punësuarit në Komunë, drejtorë të shkollave të Manastiri dhe drejtor të kompanive. Kryetari i Komunës së Manastirit gjatë hetimit ka kaluar tre muaj në arrest shtëpiak, por me ankesën deri te Gjykata e Apelit u lirua.

7 Nëntor – Seanca e parë për rastin “Trust” ku i dyshuar i parë është biznesmeni dhe pronari i “Trans met DOOEL” dhe i “TV Nova” Sead Koçan për keqpërdorimin e procedurës për thirrje publike.

15 Nëntor– Seanca e parë për rastin “Treqind” në të cilën ish-ndihmësi i MPB, Gjoko Popovski është i akuzuar për furnizim kundërligjor të automjetit për nevojat e policisë. Për këtë lëndë Gjykata e Apelit vendosi që bombat të përdorën si dëshmi në procedurë.

20 Nëntor –  Vazhdon procesi gjyqësor “Dhuna në Komunën Qendër” ku i dyshuar i parë është lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski së bashku me ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakiski dhe 12 persona të tjerë. Gjykata e Apelit edhe për këtë rast që e gjykon gjykatësja Tatjana Mihajllova, bombat e opozitës i ka marrë si dëshmi. Seanca e kaluar është shtyrë për shkak mosardhjes në seancë të Dime Kërstev dhe Milan Andonovski.

Në të njëjtën do të gjykohet edhe Zoran Zaev për lëndën “Ryshfet” për 200 mijë euro të kërkuar nga biznesmeni i Strumicës. Avokatët e mbrojtjes Vane Andreev dhe Filip Medarski dorëzuan ankesë për vendimin e gjykatës që videot e publikuara në Youtube të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë.

23 Nëntor – Vazhdon procesi gjyqësor për rastin “Sopot” që do të nis prej fillimit me përfaqësim të PSP-së. Duhet të jep dëshmi edhe avokati Ramadan Bajrami.

Nga gjykimet e tjera këtë muaj, më 2 nëntor, do të shqiptohet vendimi për rastin “Lagja e Trimave”. Më 3 nëntor, duhet të shqiptohet vendimi për vjedhjen prej milion dollarësh në NLB Bank, në të cilën të katër të pandehurit pranuan fajin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button