Misteri i Audit të Tahirit: Habilajt i ndryshuan targën, shasinë dhe prenë kartonin për jashtë shtetit

Audi i ish-ministri Saimir Tahiri me AA003GB ka ndryshuar targa pas shpërthimit të skandalit,  ai është bërë AA900 NF, por çuditërish ka mbetur ende pronë e Habilajve dhe synohet të përdoret sërish prej tyre për udhëtime jashtë vendit, përcjell Syri.net.

Faktet e reja i sjell sot gazetari Basi Çollaku, në vazhdën e dhjetra të tjerave zbuluar nga përgjimet italiane, që e kanë detyruar ish-ministrin Tahiri t’i përgjigjet hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Makina e ish-ministrit Tahiri, “shitur” Habilajve, ndërron targë, por përdorues jo, ata jane sërish Artan dhe Moisi Habilaj, – shkruan Çollaku. –  Janë pikërisht vëllezërit Habilaj, të cilët kanë bërë pagesat kur kanë paguar siguracionin e mjetit.

Policën e sigurimit që ka ne fuqi, mjeti e ka prerë më 4 korrik.

Ndërkohë, në qershor të këtij viti, përdoruesit e Audit AA900NF (AA003GB) kanë prerë në Korçë, një policë sigurimi karton jeshil, me shumë gjasë për udhëtim jashtë vendit, dhe më afër prerjes së policës është për në Greqi, për periudhën 1 deri me 15 qershor.

Ndërkohë, mjeti tashmë AA900NF (AA003GB) sipas shkresave, ka numër shasie WAUZZZ4E79N005250, duke dëshmuar se ndryshon sipërfaqja, jo brendia. Ndoshta Prokuroria do të mundësojë verifikime më konkrete. Natyrisht nëse nuk vazhdon të kërkojë targën e vjetër…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button