Në Gostivar për kryetar komune do të votojnë 123 persona të sëmurë dhe të pamundur

Një ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës do ta realizojnë 123 të sëmurë dhe persona të pamundur dhe një i paraburgosur, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor Gostivar.

Të drejtë vote kanë gjithsej 79.632 votues të cilët në 121 vendvotime do të zgjedhin një prej dy kandidatëve.

Për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Vrapçishtit, një ditë para zgjedhjeve do të votojnë 45 persona, të cilët për shkak të sëmundjes dhe pamundësisë janë paraqitur në Komisionin Komunal Zgjedhor. Prej atje informojnë se te ata kanë arritur 62 kërkesa, ndërsa janë pranuar kërkesa të 45 prej tyre dhe atyre do të mundësohet ta realizojnë të drejtën e votës.

Për raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës në këtë komunë të Pollogut, të drejtë vote kanë 25.371 persona. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 39 vendvotime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button