“Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” ishin në Etno Fshat

Të rinjtë me përkatësi të ndryshme etnike e pastruan Etno Fshatin nga mbeturinat, duke u shoqëruar dhe zbavitur së bashku. Këtë e bënë nën organizimin e Lëvizjes LEAD dhe nën moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”, njofton Portalb.mk.

Ky ishte aksioni i pestë  nga shtatë aksionet e planifikuara për pastrimin e pjesëve të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës, në shtatë muajt e ardhshëm. Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike.

Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela dhe bluza me sloganin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson që të rinj të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë dhe të shoqërohen së bashku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button