Rahoj publikoi se do ta shkarkojë qeverinë rajonale të Katalonjës

Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj publikoi se e shkarkon qeverinë rajonale të Katalonjës të kryesuar nga Karles Puxhedemon dhe obligimet do t’i merren nga Qeveria në Madrid.

Pas seancës së Qeverisë spanjolle, Rahoj tha se parlamenti katalanas do të shpërndahet dhe zgjedhje të reja rajonale do të mbahen më 21 dhjetor.

“Gjithë qeveria katalanase gjithashtu do të duhet të shpërndahet”, shtoi Rahoj,duke paralajmëruar masa kundër liderëve secesionistë.

Lideri katalanas, Karles Puxhdemon ju bëri thirrje katalanasve të mbeten të qetë para masave të pritura të pushtetit qendror në Spanjë pas shpalljes së pavarësisë.

Duke iu drejtuar qindra mbështetësve të tubuar të pavarësisë, të cilët e mbushën parlamentin katalanas, Puxhdemon theksoi se “ditëve në vijim duhet t’i ruajmë vlerat tona të pacifizmit dhe dinjitetit tonë. Në duart tona dhe tuaja është ndërtimi i republikës”.

Puxhdemon tha se Parlamenti e ka plotësuar premtimin e gjatë dhe të dëshiruar për të cilin ka premtuar dhe i cili kulmoi me mandatin e marrë në referendum për pavarësi më 1 tetor, por të ndaluar nga pushteti qendror i Spanjës.

Gjykata Kushtetuese spanjolle filloi procedurë kundër shpalljes së pavarësisë së Katalonjës.

Parlamenti katalanas sot shpalli pavarësi nga Spanja, ndërsa menjëherë pastaj Senati spanjoll e pezulloi autonominë e Katalonjës dhe aprovoi vendosje të administratës së drejtpërdrejt në këtë rajon.

Anëtarët e Parlamentit katalanas e morën vendim me votim të fshehtë, të cilin e bojkotuan deputetët e opozitës.

Parlamenti votoi për çrrënjosje të procesit konstruktiv për ndarje nga Spanja, me 70 vota “për”, 10 “kundër”, ndërsa dy ishin të abstenuar nga votimi.

Vetëm disa minuta pasi autoritetet katalanase shpallën pavarësi nga Spanja, Senati spanjoll i aprovoi Qeverisë të kryeministrit spanjoll Mariano Rahoj që të vendosë kontroll të drejtpërdrejt ndaj Katalonjës.

Për pezullimin e autorizimeve të autoriteteve katalanase, 214 anëtarë të Senatit spanjoll votuan “pro”, 47 “kundër”, ndërsa një anëtar ka qenë i abstenuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button