Shëndeti Publik në Shkup deri të martën do të publikojë analizën e ujit në Gostivar

Ndryshe nga Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë, Instituti i Shëndetit Publik në Shkup rezultatet e analizës së ujit në territorin e Gostivarit do ti bëjë publike më së voni të martën. Këtë e bënë të ditur për “Nova TV” nga Instituti i Shëndetit Publik Shkup, njofton Portalb.mk.

“Mostrat nga pacientët e sëmurë analizohen në Spitalin e Gostivarit dhe deri tash nuk është izoluar bakteria. Analiza e ujit të zhvilluar në Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar të bëra para disa ditëve nuk treguan diçka konkrete. Analiza më të detajuara të ujit punohen në Institutin e Shëndetit Publik në Shkup dhe me rezultate do të dalim më së voni të martën”, njoftuan nga ISHP-ja.

Përndryshe, nga të dhënat dhe informatat që do të merren nga ISHP Shkup dalin edhe masa konkrete që duhet të ndërmerren.

Ndryshe, gjatë javës së fundit mbi një mijë persona me infektim bakterial kanë kërkuar ndihmë në repartin infektiv në Gostivar. Kurse nga sot Ministria e Shëndetësisë njoftuan se edhe 60 persona tjerë në Gostivar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button