Bursa e Madridit dhe aksionet në bankat katalanase shënuan rënie

Bursa e Madridit dhe aksionet në bankat katalanase shënuan rënie pasi që parlamenti katalanas votoi pavarësi të rajonit nga Spanja.
Indeksi kryesor i bursës në madrid IBEX35 shënoi rënie për më shumë se një për qind në 10.198,50 pikë, pasi që parlamenti katalanas votoi për fillim të procesit konstitutiv për shkëputje nga Spanja me 70 vota “për”, 10 “kundër” dhe dy të përmbajtur, transmeton MIA.
Vlera e aksioneve të bankës Kaisha, kreditori i tretë më i madh në Spanjë, shënoi rënie për rreth pesë për qind, përderisa tek aksionet e bankës Sabadelj, kreditori i pestë më i madh, është regjistruar rënie për rreth gjashtë për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button