Guatemala shfuqizon dënimin me vdekje në lëndët civile

Gjykata Kushtetuese në Guatemala ka shfuqizuar dënimin me vdekje në lëndët civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligjet e Guatemalas më parë lejonin dënimin me vdekje në rastet e vrasjes së personave mbi moshën 60 vjeç ose nën moshën 12 vjeç, rrëmbimit që rezultonte me vrasje apo plagosje të rëndë të viktimave, tentativave për atentat ndaj presidentit ose zëvendësit të tij dhe disa krimeve lidhur me trafikimin e drogës.

Megjithatë, për shkak se ishte palë në konventat për të drejtat e njeriut, Guatemala prej disa vitesh nuk zbatonte dënimin me vdekje.

Jose Alejandro Valverth Flores, një nga juristët që kanë bërë peticionin në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e neneve mbi dënimin me vdekje, ka thënë se “Nuk do të lejojmë që Guatemala të jetë një nga shtetet e fundit që zbaton dënimin me vdekje”.

Flores tha se besojnë se marrja e këtij vendimi ka qenë i nevojshëm për të treguar respekt ndaj të drejtave të njeriut në Guatemala.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button