Si të jesh mik me ishin tënd (sepse po, mundesh)

Mik me ishin tënd? Budallallëk, jo? Të gjithë e dimë që kjo marrëdhënie nuk funksionon asnjëherë.

Megjithatë, e kemi të gjithë gabim. Nuk ka gjë që nuk zgjidhet me pak durim, sinqeritet dhe mirëkuptim, shkruan Bordo.al.

Fillimisht, reflektoni mbi lidhjen tuaj

Cila ishte arsyeja e ndarjes tuaj?

Nëse ishte arsye seksuale, pra nuk ndiheshit më të tërhequr ndaj njëri-tjetrit, jemi në gjysmë të punës, pasi tensioni seksual nuk do t’ju prishë punë gjatë pajtimit tuaj.

Nëse ndarja kishte të bënte me cilësi të karakterit të ishit tuaj, reflektoni nëse e doni si mik një person të atillë.

Bëni një periudhë pushim

Mos hyni menjëherë në bisedime për miqësi. Gjithçka varet nga intensiteti emocional i lidhjes dhe se sa e lehtë ishte ndarja. Merrni të gjithë kohën që ju duhet (mund të jetë edhe vite), derisa ta ndjeni veten të qetë me mendimin e ishit tuaj.

Jeni të dy në të njëjtën mendje?

Thjesht sepse ju doni të bëni paqe, nuk do të thotë që ishi juaj është gati për të njëjtin hap. Nëse dilni bashkë, bëjini të qarta qëllimet tuaja thjesht për miqësi, për të shmangur konfuzion në vazhdim.

A jeni të sinqertë me veten?

Doni vërtet të jeni miq me ishin tuaj, apo shpresoni për më shumë? Qartësojini idetë me veten, përpara se t’i ndani ato me ish- të dashurin. Mos shkaktoni më tepër dramë në jetën tuaj.

Shmangni flirtimin

Mos rihapni tema të vjetra me flirtet tuaja, sado rastësore të jenë ato. Gjithçka flirtuese do të shihet me mëdyshje nga ish-i, dhe qëllimet tuaja për miqësi do të vihen në dyshim. Mos flirtoni dhe më pas të thoni “Po bëja shaka”. Po bënit vërtet?

Bëni prioritet partnerin tuaj të ri

Nëse njëri prej jush nis të dalë me një person të ri, është e rëndësishme që ai ta dijë historinë tuaj, pasi e ka të drejtën e së vërtetës. Kini kujdes nga skenat e xhelozisë. Provojeni veten përpara se t’i hyni një miqësie me ish-in tuaj: Nëse në të ardhmen një i tretë do të hynte në skenë, si do të ndiheshit?

Sido të jetë, miqësia me një ish- të dashur mund të jetë e veçantë dhe e bukur. Ju ja dini tashmë të mirat e të këqijat njëri-tjetrit, dhe pavarësisht kësaj, sërish e bëtë një përpjekje për të ruajtur marrëdhëniet e mira. Një përpjekje e tillë duhet vlerësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button