Tahiri përfundon dëshminë në Prokurori: Deri në fund për të vërtetën

Saimir Tahiri ka përfunduar dëshminë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas ftesës së grupit të prokurorëve që po hetojnë çështjen e tij, transmeton Top Channel.
Pas daljes nga Prokuroria, Tahiri është shprehur se kishte kërkuar të pyetej për të dhënë sqarime për çështjen, ndërsa shprehet se ka kërkuar hetim sa më të shpejtë për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.
“U paraqita për të dhënë gatishmërinë për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Kërkova hetim të shpejt edhe të gjithanshëm”, ka thënë Tahiri.
Gjatë mbrojtjes përpara Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ish-ministri i Brendshëm deklaroi se nuk i ishte kërkuar për asnjë moment dëshmia e prokurorëve për hetimin ndaj tij.
Të mërkurën Kuvendi refuzoi kërkesën e Prokurorisë për të kufizuar lëvizjen e Saimir Tahirit, por e autorizoi atë që të kontrollojë banesën dhe sendet personale të ish-ministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button