Ulje e temperaturave për tetë gradë gjatë fundjavës

Ulje e temperaturave, reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht paradite në pjesët jugperëndimore, ndërsa në male borë, paralajmërojnë meteorologët për fundjavën që vjen.
Do të fryjë erë veriore kohë pas kohe e përforcuar, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe në lindje ku në momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 70 kilometra në orë. Temperatura ditore do të ulet për rreth tetë gradë.
Temperatura minimale do të jetë dy, ndërsa ajo maksimale 16 gradë.
Në Shkup, temperatura do të ulet deri në tetë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 13 gradë.
Të dielën,gjatë ditës mot i thatë dhe pak më i ngrohtë, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës pritet ftohje e konsiderueshme, me erë të përforcuar dhe reshje lokale të shiut, ndërsa borë në male.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus tre deri në gjashtë, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 19.
Nga e marta, moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat në shumë vende do të ulen nën zeron.
Për javën tjetër, temperatura më e ulët parashikohet për të mërkurën, kur ajo do të ulet në minus gjashtë gradë, dhe më e larta të enjten në 18 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button