Maqedonia deri në vitin e ardhshëm do të marrë mbështetje shtetërore nga BE-ja për “sëmundjen e lëkurës të bagëtive “

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) mori konfirmim se edhe në vitin 2018 Bashkimi Evropian, me para apo me vaksina, do ta mbështetë Republikën e Maqedonisë në ndërmarrjen e aktiviteteve për ballafaqim me “sëmundjen e lëkurës te bagëtitë”.

Siç kumtoi AUV, konfirmim për mbështetje nga Unioni është marrë në takimin e pestë të punës të Grupit të përhershëm të ekspertëve për “sëmundjen e lëkurës te bagëtitë”.

Në takimin nikoqir i së cilës vitin e ardhshëm do të jetë AUV, morën pjesë ekspertë nga Organizata Botërore për Mbrojtje të Kafshëve (OIE) dhe nga Organizata për bujqësi dhe ushqim pranë Kombeve të Bashkuara (FAO), përfaqësues nga të gjitha vendet e rajonit, vendet anëtare të BE-së të cilat kufizohen me rajonin, si dhe përfaqësues nga Turqia, Ukraina dhe Rusia.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov dhe persona profesionistë nga sfera e mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenia e kafshëve nga AVU në takim e prezantuan gjendjen aktuale me “sëmundjen e lëkurës të bagëtive” në Maqedoni dhe masat të cilat ndërmerren që të parandalohet përhapja e saj.

Duke pasur parasysh se “sëmundja e lëkurës te bagëtitë” është problem aktual rajonal, pjesëmarrësit në takim u dakorduan se vaksinimi i koordinuar masiv i bagëtive ende është më efikas për kontroll të sëmundjes dhe se në Evropën Juglindore me sukses po realizohet edhe këtë vit.

Këmbim i informacioneve mes vendeve nga rajoni për gatishmëri, kontroll të paraqitjes së sëmundjes, gjithashtu ka rëndësi thelbësore në drejtim të koordinimit më të mirë të masave për sistemimin e resurseve të disponueshme për ballafaqim me sëmundjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button