ASHMAA: Nga mesnata mediat nuk guxojnë të emetojnë kurrfarë prezantimi zgjedhor

Pas përfundimit të fushatës zgjedhore për rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2017 në mesnatë kur fillon heshtja zgjedhore që zgjat deri në orën 19:00 të ditës së diel më 29 nëntor të vitit 2017, mediat vazhdojnë të raportojnë për zgjedhjet dhe për vijimin e votimit, por nuk guxojnë që të transmetojnë asnjë nga format e prezantimit zgjedhor mediatik.

“Gjatë njoftimit në ditët e heshtjes zgjedhore do të mendohet se mediat e kanë shkelur heshtjen zgjedhore nëse transmetojnë, gjegjësisht publikojnë çfarëdo informacionesh, fotografi, materiale audio dhe audiovizuale lidhur me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çfarëdo forma të raportimit mediatik të cilët në mënyrë të hapur ose të fshehtë janë në funksion të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë ndaj vendimit të votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi të tjera në ditën e votimit si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrës në fushata zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet e pushtetit”, kumtojnë nga Agjencia.

Agjencia pret që të gjithë radiodifuzerët, duke filluar që sonte në mesnatë, ta përshtatin programin e tyre për heshtjen zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button