fbpx

Ahmeti flet për praninë e Boshkovskit në tubimin në Tetovë (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me gazetarët ka mohuar se Lube Bushkovski ka marrë pjesë në tubimin e partisë së tij në Tetovë, duke thënë se dje në Tetovë ka pasur tubim LSDM-ja e jo BDI, raporton Portalb.mk.

“Ku ka qenë Lubeja në tubim? Unë kam qenë në tubimin në Tetovë por atje nuk ka qenë i pranishëm Boshkovski. Dje në Tetovë ka pasur tubim LSDM-ja e jo BDI-ja. Nuk mund të përzihem cilin e thirrin ata”, tha Ahmeti.

Megjithëse, gazetari i Portalb.mk i tha se i njëjti ka qenë në rendin e parë me kandidaten e BDI-së në Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, sërish Ahmeti mohoi të ketë qenë Boshkovski në Tetovë. Ahmeti i iku pyetjes se pse lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi po i udhëheq kandidatët për kryetar komune nga radhët e BDI-së, e jo ai si lider partie.

Ndërkaq, nga fotoja që u bë në tubimin për kandidaten e BDI-së në Tetovë, Teuta Arifi në Tetovë, Hazbi Likës, e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev i pranishëm ishte edhe Lube Boshkovski.

Ndryshe, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 1998 dhe fitores së VMRO-DPMNE-së, Lube Boshkovski është emëruar si zëvendësdrejtor i Zyrës për Siguri dhe Kundërzbulim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me 31 janar të vitit 2001 është emëruar si sekretar shtetëror i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai gjatë kohës së luftës së 2001 me 13 maj 2001 është emëruar si ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Ka qenë edhe i dënuar nga tribunali i Hagës për masakrën e Lubetenit.

Lube Bushkovski në fushatën e BDI-së në Tetovë, 25.10 2017

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button