Rashkovski: Organizatat joqeveritare duhet të financohen nga Qeveria, por jo edhe të blera me para

Të rritet financimi shtetëror i organizatave civile, të ketë thirrje të hapur me kritere të qarta dhe komision të pavarur që do t’i vlerësojë projektet, por edhe të përcillet përdorimi i parave dhe organizatat civile të japin llogari për punën e tyre dhe efektet e realizuara në shoqëri.

Kjo u theksua në konferencën e sotme “Propozim-model për financim shtetëror të organizatave civile në Maqedoni”, në organizim të Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar të Maqedonisë (QBNM).

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dragi Rashkovski në hapjen e konferencës tha se organizatat joqeveritare duhet të financohen nga Qeveria, por nuk duhet të blihen me paratë.

Sipas Aleksandar Kërzhallovski nga QBNM, Maqedonia në rrugën drejt BE-së duhet ta reformojë sistemin për financim të organizatave civile, që të rritet financimi i shtetit dhe kjo të jetë transparente dhe mbi partiake.

Ai theksoi se vetë propozimi është hapje e diskutimit se çfarë modeli ai duhet të jetë, i centralizuar në një agjenci ose i decentralizuar në në çdo ministri.

Konferenca është pjesë e projektit “Drejt financimit të reformuar shtetëror të organizatave civile” të zbatuar nga QBNM në partneritet me Qendrën sllovene të Organizatave Joqeveritare (CNVOS), të financuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button