Ahmeti: Nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare (VIDEO)

Në lidhje me deklaratën e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se “koalicioni me BESA0n nuk është ad-hoc” dhe se “pas zgjedhjeve lokale nuk përjashtohet mundësia që Maqedonia të ketë zgjedhje parlamentare”, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me gazetarët është shprehur se Maqedonia nuk do të shkojë në zgjedhje të reja, por do të fokusohet në realizimin e programit dhe reformave të parapara, raporton Portalb.mk.

“Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Ka një program të mjaftueshëm dhe voluminoz që pret zbatim dhe që pret reforma për realizimi. Me rëndësi është që Maqedonia të fokusohet për realizim të programit qeveritar se sa për të menduar për zgjedhje të reja. Do të kisha apeluar edhe të mediat se për ne më e rëndësishme është që të fokusohemi në reforma, në drejtim të shtetit të së drejtës dhe ligjor, sepse vërtetë do të kishte përparim të dukshëm, sepse në këtë agjendë, duhe të kemi raporte të mira me fqinjët për integrimet në Bashkimin Evropian. Ashtu siç ndodhi me Bullgarinë e njëjta të ndodh me Greqinë. Nuk ka arsye që të shkojmë zgjedhje të reja”, tha Ahmeti.

Ndryshe, kjo deklaratë e Ali Ahmetit vje pasi që në media, me nënshkrimin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët- BESA në zgjedhje lokale u tha se do të kemi ndryshim të përbërjes qeveritare, duke dalë ASH-ja dhe duke hyrë partia shqiptare opozitare, Partia Demokratike Shqiptare. ASH deklaroi se nuk del nga qeveria, ndërkohë që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të përbërjes qeveritare me PDSH-në kurse më pas u tha se pas zgjedhjeve lokale do të ketë zgjedhje parlamentare.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button