“Megjashi”: Deputetët në mënyrë më aktive të merren me të drejtat e fëmijëve

 Të drejtat e fëmijëve në arsim adekuat dhe mbrojtje shëndetësore, mjedis i shëndetshëm jetësor dhe ajër të pastër, si dhe të drejtat e trajtimit human për adoleshentët të cilët kanë bërë vepra penale në përgjithësi ishin temat në të cilat kanë diskutuar deputetët e Maqedonisë në tetë muajt e parë të vitit. Në të ardhmen, është e nevojshme përveç të drejtave bazë, theks të vendoset edhe në të drejtat sekondare ose terciale, si të drejtat e pjesëmarrjes së fëmijëve ose lirisë së shprehjes. Është e nevojshme edhe vetëinicitivë më e madhe e deputetëve, sepse nga ajo që ata e sjellin si vendim ligjor varet si do të realizohen ato të drejta.

Këto janë porositë që sot në konferencë për shtyp i dhanë përfaqësuesit e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” dhe Koalicioni “SEGA”, ndërsa janë rezultat i Raportit për përfaqësim për të drejtat e fëmijëve në punën e Kuvendit të RM-së.

Zoran Ilioski nga Koalicioni “SEGA” tha se gjatë përgatitjes së Raportit është ndjekur, siç tha, sjellja e vendimmarrësve dhe krijuesve të politikave në Kuvend. Me këtë, tha, dëshirojmë të ndikojmë që ata më lart në agjendë për ta vendosur sjelljen e ligjeve ose akteve të tjera për avancimin e të drejtave të fëmijëve.

“Punët kryesore të cilat ndikojnë ndaj fëmijëve dhe të rinjve ndodhin në bazë të asaj që do ta sjellë Kuvendi. Qeveria është zbatues i asaj që do ta sjellë Parlamenti. Prandaj përpiqemi të kemi takime të drejtpërdrejta me deputetët për ta ndryshuar ndërgjegjësimin dhe veprimin tonë”, tha Ilieski.

Në përgatitjen e Raportit janë marrë parasysh konteksti shoqëror dhe politik në të cilin ka funksionuar Kuvendi.

“Konteksti shoqëror dhe mosfunksionimi i Kuvendit ndikojnë ndaj realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe në atë nëse do të bisedojmë për të drejtat ekzistenciale të fëmijëve ose për të drejtat e tjera të cilat janë të rëndësishme dhe të përfshira me Konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, tha Jana Zenkovska, koordinuese e projektit nga “Megjashi”.

Kryetari i “Megjashi”-t, Dragi Zmijanac, potencoi se në atë drejtim janë në negociata me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për ndryshime të Ligjit për arsim të mesëm me të cilat, fëmijëve do t’ju mundësohet të praktikojnë pjesëmarrje fëmijërore gjegjësisht rinore.

“Vërejmë se fëmijët kanë nevojë nëpër forma të ndryshme në praktikë ta mbajnë pjesëmarrjen aktive, ta thonë mendimin e tyre dhe të mos lejojnë askush në emër të tyre t’i përfaqësojë dhe të debatojë për të drejtat e tyre”, tha Zmijanac.

Përgatitja e Raportit është në kuadër të projektit “Implementimi i Konventës për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button