Katër këshilla për prindërit e vetëm kryefamiljarë

Prind i vetëm kryefamiljar dhe adoleshent – këto dy terme në një bashkësi gjithsesi do të thonë fazë sfiduese në jetën e çdo prindi.

1. Mbani mend, ju akoma jeni familje

Pavarësisht situatës dhe faktit ju akoma jeni familje, pavarësisht që në bashkësinë tuaj nuk janë dy prindër. Shumë familje me prind të vetëm kryefamiljar janë në gjendje emocionale të shëndoshë dhe funksionojnë në mënyrë të përkryer. Kjo është çështje e përzgjedhjes dhe jo fat.

2. Bisedoni me fëmijën tuaj për ndjenjat e tij

Sikurse edhe ju ashtu edhe fëmija gjithashtu e ndjen humbjen. Pavarësisht moshës fëmija juaj mund ta përjetojë ndjenjën e pikëllimit, hidhërimit ose thjeshtë të ndjehet më ndryshe nga moshatarët e vet. Lejoni fëmijës të flasë për ndjenjat e veta. Kjo më shumë do ta përforcojë marrëdhënien tuaj.

3. Jini të përfshirë

Jini të përfshirë në jetën e tyre sa më shumë që mundeni. Tregoni se jeni lojal ndaj familjes tuaj edhe krahas stresit dhe humbjes.

4. Mësojeni për përgjegjësi

Adoleshentët zakonisht lusin për pavarësinë e tyre. Mënyra më e mirë t’i mësoni për përgjegjësi është t’u jepni punë të vogla të cilat do t’i kryejnë në shtëpi. Mos i shikoni këto detyra si diçka me çka do ta ngarkoni, por si mundësi që fëmija juaj në këtë moshë ta tregojë përgjegjësinë e vet, gjegjësisht të dëshmohet në pavarësinë e vet të sapozbuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button