Rusia lëshon katër raketa “Topol”

Presidenti rus Vlladimir Putin e ka mbikëqyrur lëshimin e katër raketave balistike interkontinentale nga tipi “Topol”, kumtoi Kremlini. Lëshimi ka ndodhur në kuadër të stërvitjeve të forcave bërthamore strategjike të Rusisë, ndërsa raketat kanë mundësi të bartin municion bërthamor.

Në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes theksohet se lansimet provë janë kryer dje dhe se bëhej fjalë për raketa të cilat mund të gjuhen në tokë, ajër dhe nga nëndetëse. Ministria saktëson se raketat janë lansuar nga kosmodromi Pleseck, në veri të Rusisë dhe se i kanë goditur caqet e vendosura në poligonin ushtarak Kura në gadishullin Kamçatka, të distancuar mijëra kilometra.

Së bashku me lajmin për atë se Putini e ka mbikëqyrur lëshimin e raketave, arriti edhe informacioni se nënpresidenti amerikan Majk Pens sot do ta vizitojë bazën ajrore ushtarake në Majnot, Dakota Veriore, ku ka armë bërthamore. Kjo është hera e parë në gjashtë javët e fundit, një funksionar i lartë nga administrata e Donald Tramoit ta vizitojë këtë bazë.

Është planifikuar që Pens sot ta vizitojë objektin për lansimin e raketave balistike interkontinentale në atë bazë, ndërsa është paralajmëruar edhe fjalimi i tij para pjesëtarëve të forcave ushtarake.

Ministri amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis në shtator e vizitoi bazën e njëjtë, që mediat e vlerësuan si përkujtim për Korenë Veriore për kapacitetet bërthamore të SHBA-së.

Në Majnot gjendet njëra prej dy bazave amerikane të bombarduesve B-52 dhe qendrën 19. Krahu i raketave, i cili operon me 150 nga gjithsej 450 raketa bërthamore “minitmen 3” të forcave ajrore amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button