fbpx

“M-kesh” do të mund ta përdorni edhe nëpërmjet Postës së Maqedonisë

Posta e Maqedonisë prej sot do të jep mundësi të re, që nëpërmjet saj, shfrytëzuesit e ndërmarrjes bankare “M-kesh” të tërheqin para. Kjo u vendos sot me nënshkrimin e marrëveshjes nga drejtori i Shoqatës Aksionare Posta e Maqedonisë, Fadis Rexhepi dhe atij të M-Kesh, Dimitar Prodanski, njofton Portalb.mk.

“Drejtori gjeneral i postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi dhe drejtori i “M-Kesh” Dimitër Prodanski nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet të dyja institucioneve. Qytetarët e Maqedonisë duke filluar nga data 1 dhjetor 2017 në të gjitha njësitë postare, në mjediset urbane dhe rurale do të mund të aplikojnë për shfrytëzimin e kredive të shpejta të cilat M-Kesh i jep në Maqedoni”, njoftojnë nga Posta e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button