Spanjë: Propozohet shkarkimi i presidentit katalanas

Senati i Spanjës ka mbajtur një mbledhje sot, për të miratuar planet e qeverisë spanjolle për të hequr kompetencat nga Katalonja, që e pengojnë atë drejt shpalljes së pavarësisë, përcjell REL.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se masa e parë e qeverisë do të jetë shkarkimi i presidentit të Katalonjës.

Rajoy ka thënë se nëse miratohen masat e propozuara, qeveria e Spanjës do të shkarkojë presidentin rajonal të Katalonisë, Carles Puigdemont, dhe ministrat e tij.

Udhëheqësi spanjoll tha se “ajo që po ndodh në Katalonjë është” një shkelje e ligjeve, demokracisë, e të drejtave të të gjithëve dhe kjo do të ketë pasoja “.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button