Shkëndija në çerekfinale ndaj Shkupit ose Vardarit

Është hedhur shorti për dyshet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, ku spikat dueli i mundshëm ndërmjet ekipeve Shkupit dhe Vardarit me Shkëndijën. Ndeshjet e para të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në program janë më 8 nëntor në orën 13:00, ndërsa ato të kthimit më 29 nëntor, mirëpo shkaku se Shkupi dhe Vardari ende nuk kanë zhvilluar takimet e tyre të 1/8-tës, Shkëndija do luajë në termin plotësues. Ndeshja e parë do të luhet më 17 dhjetor në Shkup, ndërsa ajo e kthimit më 21 shkurt 2018 në Tetovë.

Gjysmëfinalet janë parashikuar më 7 mars dhe 11 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa finalja e madhe është paraparë të zhvillohet më 9 maj 2018. Në duelet tjera takohen Renova – “Skopje”, Teteksi – A.Pandevi, Pelisteri – Pobeda.

Duelet në mes FC Shkupit dhe KF Vardarit për 1/8 luhen me 11 nëntor në stadiumin “Arena II” me fillim në orën 13:00, ndërsa ajo e kthimit me 29 nëntor në stadiumin e Çairit po me fillim në orën 13:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button