fbpx

Tortë me Mollë (VIDEO)

Një ëmbëlsirë e thjeshtë e përgatitur me mollë të freskëta. Mund ta shijoni me një filxhan kafeje në mëngjes apo pasdite, shkruan Shije.al.

Përbërësit:
  • mollë
  • gjysmë filxhan çaji gjalpë
  • vezë
  • 1 gotë sheqer
  • 2 gota miell
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • gjysmë luge çaji kripë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji karafil
  • sheqer pluhur
Përgatitja:
Qëroni mollët, pastrojini dhe prejini në copa të vogla. Shtoni gjalpin, vezët dhe sheqerin në një tas mesatar. Përziejini mirë me një pirun.
Hidhni miellin, sodën e bukës dhe kripën në një tas tjetër. Shtoni kanellënkarafilin dhe përzierjen me vezë. Shtoni mollët dhe përziejini mirë.
Hidheni përzierjen në një tavë. Piqeni për 1 orë në temperaturën 175 gradë Celcius.
Vendosni një racion në një pjatë për servirje. Servireni me pak sheqer pluhur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button