Rajoy: Hapi i parë do të jetë shkarkimi i presidentit katalonjas

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy tha se hapi i parë i qeverisë, nëse Senati miraton kompetencat e veçanta, do të ishte shkarkimi i presidentit katalonjas Carles Puigdemont, raporton Anadolu Agency (AA).

Rajoy iu drejtua Senatit para votimit nëse do të aktivizohen kompetencat kushtetuese për të marrë kontrollin e autoriteteve autonome të Katalonjës në përpjekje për të frenuar shpalljen e pavarësisë së saj.

Rajoy theksoi se nëse Senati miraton masat, qeveria spanjolle do të shkarkojë Puigdemont dhe ministrat e tij.

“Ajo çfarë po ndodh në Katalonjë është shkelje e qartë e ligjit, demokracisë, gjitha të drejtave, kurse kjo ka pasoja”, tha Rajoy.

Kryeministri spanjoll shtoi se masat janë dalja e vetme nga kriza. Pritet që parlamenti rajonal katalonjas të mbajë një seancë urgjente të premten pasdite në të cilën formalisht mund të bëhet shpallja e pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button