BeH, një person akuzohet se ka marrë pjesë në luftimet në Ukrainë

Oficerët e policisë të Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) mëngjesin e sotëm bastisën një ndërtesë banimi në Banja Llukë për shkak të dyshimit të veprës penale sipas nenit 162b të Kodit Penal të BeH “Formimi i paligjshëm dhe shoqërimi me struktura të huaja paramilitare ose parapolicore”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Veprimtaritë e mësipërme u realizuan sipas urdhrit të Gjykatës dhe Prokurorisë së BeH me qëllim të gjetjes dhe sekuestrimit të përkohshëm të sendeve që mund të shërbejnë si provë në procedurën e mëtejshme.

Personi i akuzuar dyshohet për shkuarje në luftimet në Ukrainë dhe për pjesëmarrje në përleshjet e armatosura në atë vend.

SIPA vazhdon aktivitetet e mëtejshme rreth kësaj çështje, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button