fbpx

“Dashuria në lavatriçe” nga Lira Bojku do të promovohet javën e ardhshme

Autorja Lira Bojku të mërkurën me 1 nëntor do të bëjë promovimin e librit të saj “Dashuria në lavatriçe”, njofton Portalb.mk.

Promovimi do të bëhet në Qendrën Informative Kulturore – Shkup (QIK-KIC) në orën 19:19.

Për librin e saj do të flasin akademiku Ali Aliu dhe profesoresha Besa Arifi.

Biografia e autores Lira Bojku:

Lira Bojku u lind më 9 qershor 1990 në Shkup. Që në moshë të vogël ka treguar afinitet të veçantë për artin e letërsisë dhe atë figurativ. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) ku u shpall studente e gjeneratës 2009/12. Vijoi studimet pasdiplomike në programin TEMPUS drejtimi Marrëdhëniet Ndërkombëtare- Të Drejtat e Njeriut, ku në vitin 2016 magjistroi me tezën “Implementimi i Konventës për Ndalimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave në Republikën e Maqedonisë”.
Ishte një nga dhjetë oratorët më të mirë të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit (garë e organizuar nga Qyteti i Shkupit).
Ka marrë pjesë në konkurse letrare për poezi/ prozë. Në vitin 2013 shpërblehet me vend të dytë për prozë, në konkursin letrar të organizuar nga Komuna e Tetovës për hir të “Ditës së alfabetit”. Në vitin 2014 shpërblehet me vend të tretë për poezi (Çmimi Sefer Selimi), në konkursin letrar të organizuar nga Komuna e Gostivarit. Në vitin 2017 shpërblehet me vend të tretë për prozë në sajë të manifestimit tradicional “VERA KULTURORE TETOVARE” organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës.
Autore e librit “Këpucët e kuqe”(përmbledhje tregimesh) botuar në vitin 2015.
Tre tregime të saj janë përkthyer në gjuhën maqedonase dhe janë botuar ne librin e dytë të Raskazi.mk- pjesë e projektit “Krijo një libër”.
Ka marrë pjesë në disa manifestime letrare si: “Vargje në verandë”, “Dashuria e nënës për paqe” – me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, “Shkupi lexon”, “Takimi letrar Nënë Tereza”, “Me poezi në Shkup për të folur shqip” etj.
Punon në Sekretariatin për çështje evropiane (SÇE- Qeveria e Republikës së Maqedonisë).
Shkruan poezi dhe prozë, ndërsa ky është libri i saj i dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button