Jakimovski pretendon – MF mohon: Nuk i kemi bllokuar llogaritë e komunave

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, dha deklaratën e cila sipas verifikimit të “Vërtetmatësit” nuk është e vërtetë:

Deklarata: …Nuk është vetëm ajo. Mund që ta paramendoni, Ministria e Financave i bllokoi llogaritë e të gjitha Komunave në Republikën e Maqedonisë prej 13.10.2017, që nga e premtja…Do të thotë se të gjithë urdhrat janë paguar…Dhe tani publikisht pyes – sipas cilit ligj vepron Ministria e Financave? Sepse ne jemi kryetarë të komunave…edhe në afat prej shtat ditësh pas asaj (pas shpalljes së rezultateve zyrtare) me ndërrimin e qeverisë…Që do të thotë se është demonstruar një ashpërsi, një si të them, një transferim i pacivilizuar i pushtetit…

ARSYETIM:

Deklarata e Setvçe Jaimovskit, kryetarit në largim i Komunës Karposh dhe lideri i partisë GROM, se Ministria e Financave që të premten me 13.10.2017 i bllokoi llogaritë e komunave në RM është e pavërtetë.

“Vërtetmatësi” për shkak të seriozitet të një pretendimi të këtillë, verifikoi deklaratën e Jakimovskit në TV Alfa, në dy adresa të thirrura: Ministria e Financave (MF) dhe Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale në RM – ZELS.

Nga Ministria morëm përgjigjen në vazhdim:

Llogaritë e komunave nuk janë bllokuar, pagesat kryhen sipas rregullsisë. Për sa i përket llogarisë konkrete të Komunës Karposh, e njëjta është e bllokuar për shkak të një vendimi gjyqësor dhe pas pagesës do të ç’bllokohet…

Prej aty morëm përgjigje të qartë se nuk ekziston asnjë bazë ligjorë që MF me vetëdëshirë dhe sipas diskrecionit të saj të bllokojë llogari, vetëm se në rastin e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor.

Fundja, kjo vërtetohet edhe prej informacioneve të shtatorit që i publikuan mediumet, se deri atëherë ishin bllokuar 18 komuna në RM, por sipas urdhrave të gjykatës KSHZ do të asistojë në mënyrë që të mos pasqyrojë një gjendje e tillë në procesin gjyqësor.

Në ZELS janë të befasuar nga pretendimi i Jakimovskit pas pyetjes nëse është ndërmarrë diçka e atillë, nëse është informacion i saktë. Ja përgjigjja që na e dërguan:

Informacioni është tërësisht risi për ne. Në ZELS askush nuk është lajmëruar që të theksojë problemin dhe që të kërkojë që të gjendet zgjidhje. Kjo është edhe arsyeja se përse nuk kemi reaguar deri më tani. 

Sipas përgjigjeve nga të dy institucionet e thirrura për një deklaratë të këtillë të Jakimovskit, mund të konstatohet se pretendimi “Ministria e Financave i ka bllokuar llogaritë e të gjithë komunave në RM duke filluar prej 13.10.2017”, gjegjësisht dy ditë para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve, është e pavërtetë. E vërteta e vetme është se është bllokuar llogaria e Komunës së Kaproshit, (me siguri edhe disa të tjera me urdhër gjykate janë bllokuar edhe në fund të shtatorit), por kjo nuk është e gjitha “të gjithë komunat në RM”.

BURIMI: VËRTETMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button