Mediat serbe: Matheus nuk do të drejtojë Kosovën

Prej disa ditësh në mediat kosovare qarkullon lajmi se Lothar Matheus mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së futbollit duke zëvendësuar në këtë post Bunjakun, përcjell Top Channel.

Ky lajm tërhoqi vëmendjen përtej kufijve të Kosovës dhe në Serbi, B92 thotë se ka intervistuar vetë ish-lojtarin gjerman, që e ka mohuar kategorikisht këtë.

“Unë trajner i Kosovës? Me mirësjellje më duhet të them se nuk ka asnjë mundësi. E refuzoj këtë”, ka deklaruar ai sipas B92.

Lajmi u përhap më shumë pas ndarjes së çmimeve të FIFA-s, ku kreu i FFK-së Fadil Vokrri pati një takim me Matheus. Menjëherë pas kësaj ai tha se për trajnerin e përfaqësueses së Kosovës ka disa emra në mendje dhe nuk përjashtoi atë të ish-lojtarit të famshëm gjerman.

Karrierën si trajner Matheus e ka nisur në vitin 2001 me Rapidin e Vjenës, për të kaluar një vit më vonë tek Partizani i Beogradit dhe më pas tek Hungaria, Atletiko Paranense, Red Bull Salzburg, Makabi Haifa dhe në fund tek Bullgaria, ku u shkarkua në vitin 2011. Që prej asaj kohe, ai nuk ka drejtuar më asnjë klub apo përfaqësuese futbolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button