Detaje nga incidenti i mbrëmshëm në “Xhon Kenedi” të Çairit

Mbrëmë ka ndodhur incident i armatosur në “Xhon Kenedi”, informojnë nga MPB për Portalb.mk, duke shtuar se ende nuk dihen autorët, ndërkaq në terren janë gjetur 9 gëzhoja dhe është gjetur një veturë që supozohet që autorët kanë ikur me të njëjtën, njofton Portalb.mk.

“Mbrëmë në rrugën “Xhon Kenedi” A.B. (24), rreth orës 20:00 ka paraqitur se ka dëgjuar të shtëna nga armë zjarri dhe se personat kanë ikur me një veturë të tipit “Mercedes”. Ekipi i policisë ka dalë në terren, i ka gjetur 9 gëzhoja si dhe e ka gjetur veturën me të cilën, sipas paraqitësit A.B., kanë ikur autorët. Vetura është kontrolluar nga krim-teknika, ndërkaq tani pritet që të shohim, a është ajo veturë që paraqitësi ka treguar. Nga incidenti nuk ka të lënduar”, thonë nga MPB, duke shtuar se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Jo-zyrtarisht autorët kanë shtënë me armë automatike, ndërkaq ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button