fbpx

Bërnabiq: Gjyqtarët u betuan para Thaçit, sepse “Kosova është krahinë e Serbisë”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi dje se Kosova është krahinë e Serbisë dhe në përputhje me këtë ka vepruar Qeveria e Serbisë kur dha leje për betimin e gjyqtarëve e prokurorëve serbë para presidentit të Kosovës, Hashium Thaçit dhe se kështu ajo zbaton Marrëveshjen e Brukselit, transmeton Koha.net.

ë rikujtojmë se Kosova e Metohia është krahinë në kuadër të Serbisë dhe në përputhje me këtë sillet qeveria, nëse krahina ka marrë vendim, si mund të pyetni si ka reaguar Qeveria e Serbisë”, citon “Danas” i Beogradit Bërnabiqin.

Kjo ka qenë përgjigjja e kryeministres në pyetjen e një deputeti si duket leja qeveritare dhe si u bë që Qeveria e Serbisë të lejojë betimin mbi Kushtetutën e Kosovës?

“Kjo është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, të cilën e ka miratuar Kuvendi i Serbisë, ne si qeveri jemi të detyruar të përmbushim çdo gjë që miraton Kuvendi dhe kemi legjitimitetin e plotë”, ka thënë Bërnabiq, transmeton Koha.net raportimin e “Danasit”.

“Ajo që ka ndodhur bën të mundur mbrojtjen më të mirë juridike të serbëve në Kosovë, në momentin kur nuk kemi kontrollin e plotë mbi krahinën tonë jugore dhe do të bëjmë gjithë çfarë duhet që cilësia e jetës të avancohet sa mundet”, ka thënë ajo duke shtuar se “dëshirojmë që gjyqtarët dhe prokurorët tanë të jenë atje në shërbim të njerëzve tanë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button