Të mendosh dhe të flasësh!

 

Në një atmosferë ku njerëzit nuk janë në gjendje t’i shprehin pikëpamjet e tyre, ose parandalohen aktivisht që ta bëjnë këtë, mund të jetë e pamundur që thjesht të internalizosh pikëpamjen e paligjshme.

Shumë prej nesh nuk e dimë tamam se çfarë mendojmë, derisa përpiqemi që të shprehemi përpara një publiku ose, të paktën, një publiku potencial; dhe shumë mendimtarë i zhvillojnë idetë e tyre duke ndërvepruar me të tjerë që mund t’ua pranojnë, por mund edhe të mos ua pranojnë mendimet. Shpesh na ka qëlluar ta ngushëllojmë veten me këtë argument: propaganda mund të jetë vërtet shurdhuese, por asnjë lloj propagande nuk arrin dot deri te mendja; pushteti mund të kufizojë lirinë e fjalës, por jo lirinë e mendimit. Por sa do që ne mendojmë se mund të flasim të vërtetën në publikë, pamundësia, e imponuar së jashtmi, për t’i komunikuar idetë e tona në publik çon vetvetiu në pamundësi për të menduar lirisht; ose, me fjalë të tjera, që bindja e shumëve prej nesh se pavarësinë intelektuale mund ta ruanim duke e mbajtur të mbyllur në sferën private nuk ka qenë veçse një iluzion, sa kohë që idetë tona, prodhimet tona mendore, dyshimet tona dhe kureshtjen tonë intelektuale nuk i shprehnim dot publikisht.

Edhe pse Demokracia thirret në atë se liria e fjalës së lirë është ajo që ua mundëson qytetarëve për të shkëmbyer pikëpamjet dhe informacionin, për të protestuar kundër padrejtësive, për të ndikuar në diskursin publik, serish mbetemi në atë se të mendosh realisht dhe të flasësh në publik atë që mendon në brendi nuk është e njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button