Artisti me emër të përveçëm

Pas sukseseve të njëpasnjëshme me ekspozitat e mirëpritura brenda dhe jashtë vendit, piktori Agron Saliu ka bërë emër dhe mbiemër të përveçëm. Për mua, ai është ambasador arti gjithandej ku ekspozon reliktet e shpirtit – portretet e punuara me dashuri dhe përkushtim të veçantë.

Me një shkrim të mëhershëm, Agronin e kam quajtur mohikan që bën jetën e artistit të lirë dhe pushton metropolet evropiane në sajë të punës titanike, pa mekanizma dhe ndihma institucionale. Sot, ndërkaq, kam një apel për përgjegjësit e kulturës së këtij vendi: NDIHMONI ARTISTËT E TALENTUAR TË KALIBRIT TË AGRON SALIUT, KËTA SHTERGË TË RRALLË TË THESAREVE TË SHPIRTIT, PA TË CILËT BOTA DO TË ISHTE MË GRI!

Por, t’i kthehemi artit magjepsës të Agronit, pasionit të tij të hershëm – portretit, galerisë së madhe të heronjëve, figurave të njohura e të panjohura, të vërteta dhe të imagjinuara… T’i kthehemi albumit unikat të qenieve të njerëzishme, që komunikojnë urti, trishtime dhe ndrojtje jete të ravijëzuara në pamje dhe rrudha fytyrash, veçmas në bebe syshë me thellësi oqeanesh, të shndërruara mjeshtërisht në dritare të vërteta shpirti, që, së fundmi, është pasuruar me portrete titanësh të kulturës, artit dhe historisë shqiptare (Shën Terezës, Adem Jasharit, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fadil Sulejmanit, Bekim Fehmiut, Enver Petrovcit, Linditë Ahmetit, Rafi Halilit, Majlindë Kelmendit, Sermine Purinit…), me fytyra të shenjta familjarësh, me të cilët është rritur dhe është profilizuar piktori, po dhe me figura të imagjinuara lypsarësh dhe femrash, që  shpërfaqin dhe plotësojnë botën e brendshme të universit estetik të tij.

Jo rastësisht, për Agronin janë thënë gjëra që do t’i bënin nder çdo artisti:

“Agronin piktor e ka diplomuar arti i tij” (Salajdin Salihu, 2012);

“Portretet e Agronit janë universe më vete” (Bardhyl Zaimi, 2014);

“Portretet e Agronit na ndihmojnë ta njohim më mirë epokën dhe qytetërimin tonë, sepse me koleksionin e tij ai e pasqyron njeriun në totalitet, e rrumbullakëson portretin e madh të zërit të një kohë-hapësire” (F. S., 2016).

Veprat e kësaj ekspozite, të përgatitura gjatë dy viteve të fundit, janë realizuar kryesisht me teknikën vaj në pëlhurë, ndërkaq, sa i takon formatit, janë të gjitha të njëllojta.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Isha ne ekspoziten e Agron Saliut ne QIK dhe u kenaqa. Mandej, dikush me propozoi te shoh fb e tij. Aty, ne te dyja fotot qe nuk di se si emerohen, pra ne fotot hyrese te faqes se tij, piktori i cili ne kete tekst te bukur per anen e vete artistike me te drejte rradhitet ne grupin e atyre qe jane “SHTERGË TË RRALLË TË THESAREVE TË SHPIRTIT, PA TË CILËT BOTA DO TË ISHTE MË GRI”! kishte ne foto me prefekten e Tetoves. Secili ka te drejten e pozicionimit politik, por ama Teuta Arifi ka kontribuar maksimalisht, si njeriu i pare i komunes dhe nenkryetare e partise qeverisese shqiptare qe Tetova te jete qyteti me ajer me te ndotur ne dynja, qytet ku me 2017 njerezit pa hidrofor vazhdojne te lahen si zonja haha me kova, ose i lajne enet ne podrum se “uji nuk hyp larte”. Mbreme ajo takohet me Lube Boshkovskin dhe prandaj nuk arrin te shkoje ne duelin televiziv me Bilall Kasamin ne Telma; te paramendojme per nje moment se si ndjehen familjaret e viktimave te Lubotenit, ose familjaret e djelmosha qe u vrane ne “Vreshtat e Rashtakut” anise nuk i ndjekin mediat tona, jane larg ata dhe jane pergjithmone me vrrage ne shpirt per humbjen tragjike te djelmoshave te tyre te pafajshem, rasti eshte ne procesim ne Kroaci shkaku i faktit se disa nga fatzezet kane qene me shtetesi kroate. Ne boten e qyteteruar ku pretendojme te bejme pjese mosdalja e kandidateve politike ne duel merrte per qyqari qe nuk tolerohet, thjesht NUK TOLEROHET OSE RREPTESISHT DENOHET NE VOTIME.
    Nese martohesh se shpejti Agron ka te ngjare bashkeshortja, si shume femra tjera ne Tetove dhe rrethine, te abortoje per shkak te pasojave nga qeverisja e Arifit, per reference kerkoe dikund ne Portalb tekstin me statistike mjekesore te Arben Taravarit ne kete teme kur ai me shume se tetovaret dembele per protesta bente luften me sektorin civil per ajer me te paster ne Tetoven tende dhe time. ku kam marr pjese edhe une. Ti Agron, krijues vertet i nderuar, jeton ne qytetin qe dikur ishte nder me te gjelberit ne Jugosllavi, sot aty priten drunjte e vjeter dhe askush nga “kokat kompetente te marrise” nuk can koken dhe nuk proceson rastin.
    Krejt ok Agron, secili ka te drejten e pozicionimit politik.
    Krejt ok Fatmir, teksti i bukur si gjithe shkrimet tua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button