Hulumtim: Numri i miliarderëve në botë u rrit në mbi 1.500

Numri i miliarderëve vitin e kaluar është rritur në mbi 1.500, që është për dhjetë për qind më shumë në krahasim me vitin 2015, më së shumti për shkak të “valës” nga Azia, theksojnë në raportin e gjigantit bankar zviceran UBS dhe revizorët nga PwC.

Sipas raportit vjetor, për herë të parë janë evidentuar më shumë miliarderë në Azi (637) se sa në SHBA (563).

Evropa është në vendin e tretë në bazën e të dhënave të miliarderëve, me numër të përgjithshëm prej 342.

Pasuria e përgjithshme e kontrolluar nga ana e grupit ultra të pasur arriti deri në gjashtë trilionë dollarë (5,1 trilionë euro), që paraqet rritje prej 17 për qind në krahasim me vitin paraprak kur pasuria e miliarderëve në fakt zvogëlohej, thuhet në raport.

Grupi prej 1.542 miliarderë posedon ose pjesërisht i kontrollon kompanitë të cilat punësojnë 27,7 milionë njerëz.

Tre e katërta e atyre të cilët u bënë miliarderë në vitin 2016, sipas rezultateve nga raporti, janë nga Kina dhe India.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button