Zaev në Tetovë: Kërkoj mbështetje për Teuta Arifin

“Ju faleminderit shumë për ushqimin e vlerave pas së cilave qëndrojmë të gjithë. E shkruajmë historinë. Këtu jemi nga të gjitha bashkësitë etnike. Kjo është pasuria për zhvillimin të ardhshëm të Tetovës dhe Republikës së Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në takimin e sotëm me qytetarët e Tetovës, ku kërkoi mbështetje për kandidaten e BDI-së për kryetare komunës, Teuta Arifi, njofton Portalb.mk.

“Kur bënim thirrje për një koncept një shoqëri për të gjithë, s’ishte lehtë për të besuar. Shumë prej juve qëndruan prapa tij, pasi që ia vlen të luftojmë. Njëra prej tyre ishte edhe kryetarja e tanishme dhe e ardhshme e Tetovës, Teuta Arifi. Kërkoj mbështetje për Teutën. Do të jemi krenar përpara fëmijëve, ky koncept është alternativa e vetme për Maqedoninë”, shtoi Zaev.

Ai tha se “ka respekt të veçantë t’i jap mbështetje një gruaje luftëtare e cila e ka thënë atë që e ka menduar, pasi që Tetova ka rëndësi sikur edhe Maqedonia”.

Zaev gjithashtu tha se Tetova dha Maqedonia janë pasuri e dallimeve, gjithashtu sikur Evropa dhe se me koalicionin parazgjedhor mes LSDM-së dhe BDI-së ka mundësuar që paragjykimet të lejohen me një anë dhe të fillohet me zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe infrastrukturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button