Lehona Maja Kadieva dhe foshnja e saj kanë vdekur nga asfiksimi

Vdekja e lehonës Maja Kadieva nga Gjevgjelia ka ardhur nga ngulfatja për shkak të reanimimit të gabuar. Obduksioni ka treguar lëndime të dukshme në fyt, ndërsa në gjak janë gjetur sasi të mëdha të dioksidit të karbonit. Këto fakte i ka përcjellur sot eksperti i gjykatës nga Instituti për mjeksi ligjore, transmeton NovaTv, përcjell Portalb.mk.

Sipas raportit foshnja e posalindur është nxjerrur shumë vonë nga mitra e nënës, ka jetuar vetëm 10 minuta dhe tek organizmi i tij është gjetur dioksid karboni dhe materjal për anestezion. Edhe bebja ka vdekur si pasojë e intubimit të gabuar dhe përpjekjes për ta ringjallur. Ajo ka qenë një foshnje e shëndoshë dhe e përparuar e cila është dashur që të lind në kohë, në terminin e caktuar.

Gjatë procesit gjygjësor janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët, ka përfunduar procedura e dëshmive. Në seancën e sotme u prezantua raporti nga ekspertiza gjygjësore.

Lehona Maja Kadieva dhe bebja e saj vdiqën në tetor të vitit 2015 në spitalin e Gjevgjelisë gjatë lindjes me prerje  cezariane. Për vdekjen është ngritur padi ndaj dy anesteziologëve ( njëri ka vdekur) dhe dy gjinekologëve. Analiza e gjakut të cilën e bëri MPB-ja tregoi se anesteziologët lindjen e kanë bërë në gjendje të dehur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button