ALARM, 10 ushqimet e kontaminuara që nuk duhet të hani!

Pas listës së zezë të vitit 2016, ku vendin e parë e zinte brokoli kinez, majdanozi vietman dhe borziloku indian, Konfederata Ndëkombëtare e Kultivuesve ka përditësuar listën e ushqimeve që shiten në Evropë, një sasi e të cilave tani janë kapur në Evropë, ndërsa të tjera qarkullojnë nëpër dyqane dhe shiten lirisht. Janë njoftuar mbi 3,000 alarme kudo, mes të cilave produkte të ekspozuara në Çernobill ndaj rrezatimit. Lista e zezë e publikuar nga Forumi Ndërkombëtar i Agrikuturës dhe Ushqimeve thekson se nëse ushqimet kalojnë doganat, kujdes duhet të bëjnë konsumatorët, transmton Bordo.al. 

Në vendin e parë të listës renditet peshku shpatë dhe në vendin e dytë, toni i importuar nga Spanja, i cili sipas analizave rezulton të jetë i ndotur nga metalet e rënda, si kadmiumi dhe mërkuri. Po kaq të dëmshme janë ushqimet dietetike dhe integralet nga SHBA, të cilët kanë përbërës të ndaluara në Evropë. Vaji i kikirikut kinez rezulton i kontaminuar me aflatoksinë, mykotoksina të prodhuara nga dy specie të Aspergillus, një lloj kërpudhe e gjetur në zonat karakteristike me klimë të ngrohtë dhe e të lagësht.

Po kaq të rrezikshme janë specat nga Turqia, tek të cilat rezultojnë gjurmë pesticidesh përtej limiteve të lejuara. Shqetësuese janë frutat e importuara: pistakët iraniane dhe fiqtë e thatë turq. Sipas analizave rezulton në sasi të tepërt aflatoksina, sa konsiderohen kancerogjene, raporton EFTA (Agjencia Evropiane për Sigurinë e Ushqimit”.

Alarmant është edhe mishi i pulës nga Polonia, objekt i një kontaminimi mikrobiologjik (saktësisht nga salmonela), përtej normave të lejuara. Alarmante janë sivjet sidomos produktet ku gjendet prania e tepërt e aflatoksinës, kryesisht tek lajthitë turke dhe kikirikët e SHBA-së. Të njëjtat probleme shfaqin fistikët e importuara nga Turqia.

Komisioneri Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Vytenis Andriukaitis, thekson se sistemi i alarmit vendeve që zbulojnë ushqime të tilla, duhet të raportojnë menjëherë, ndërsa operatorët duhet të heqin nga tregu ushqimet e kontaminuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button