Tre shtetas të Maqedonisë arrestohen në Sllavonski Brod me 6,5 kilogramë heroin

Tre shtetas të Maqedonisë janë në paraburgim, pasi të martën në vendkalimin kufitar në Sllavonski Brod kanë tentuar të kontrabandojnë pothuajse 6,5 kilogramë heroin, informoi sot policia vendore, transmeton MIA.

Vlera e drogës në tregun e zi vlerësohet mbi 100.000 euro.

Gjatë kontrollit kufitar, policia të martën në orën 19 ka dyshuar në patentën е  shoferit të burrit 40-vjeçar i cili e ka drejtuar automjetin me targa të Maqedonisë. Në automjet kanë qenë edhe dy shtetas të Maqedonisë, një burrë 40-vjeçar dhe një grua 30-vjeçare.

Policia ka konstatuar se patenta është falsifikuar, dhe së bashku me doganierët kanë filluar ta kontrollojnë automjetin, me ç’rast në pjesën e poshtme janë vërejtur paketa të dyshimta.

“Me urdhrin e Gjykatës së Zhupanit të Sllavoski-Brodit është kryer edhe bastisje në automjet, me ç’rast janë gjetur 24 paketa, me gjithsej 6.449 gramë heroin, për të cilin supozohet se është dedikuar për tregun e Evropës Perëndimore”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Kata Nuiq në konferencën e sotme për shtyp.

Tek gruaja janë gjetur edhe dhjetë tableta, të cilat futen tek drogat narkotike, ndërsa për të cilat ajo nuk ka pasur dokument mjekësor.

Të gjithë janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur padi penale për shkak të prodhimit të paautorizuar dhe qarkullimin e drogave. Shoferi akuzohet edhe për falsifikimin e patentës, ndërsa kundër gruas është parashtruar edhe kallëzim penal për tabletat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button