Besojeni ose jo, por Kylie ka fituar mbi 420 milion dollarë!

Jeta është e padrejtë, por kjo dihet tashmë. Ju mund të ironizoni sa të dëshironi klanin Jenner-Kardashian, por ja që një nga pinjollet e tyre ka arritur të fitojë plot 420 milion dollarë për tetëmbëdhjetë muaj, vetëm nga shitja e produkteve kozmetike të linjës së saj. Shpjegim që të merr mendtë, por jo më shumë trullosës se sa vetë Kylie Jenner, shkruan Bordo.al. 

Fiksojeni mirë: KATËRQIND E NJËZETË MILION DOLLARË vetëm nga linja kozmetike. Kështu, në këtë shifër nuk llogariten daljet e saj publike, pjesëmarrja në Keeping Up With The Kardashians, si dhe në spektaklin personal Life of Kylie. Lajmin e ka konfirmuar kryeshefja e familje, Kris Jenner dora vetë, e cila nuk e ka lënë shpjegimin me kaq.

“Kylie thjesht ka gërvishtur sipërfaqjen”, ka thënë ajo, duke vazhduar më tej ‘arsyetimin’ e saj: “Ka shumë gjëra të tjera për të bërë. Nuk ka lançuar ende linjën e bojërave për sytë. Është si një mozaik i madh, në të cilin po punohet për të plotësuar copëzat boshe, deri sa të krijohet një linjë e mirëfilltë kozmetike.” Me pak fjalë, nëse keni shpresë se do t’ia dilni me punë të zakonshme, mos u lodhni kot. Prisni biletën e avionit, trokisni në derën e mama Kris dhe lutuni (lutuni!) për adoptim. Më pas, milionat vijnë vetë.
PS. A u lodhët shumë në punë sot?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button