Zajmina në pritje për t’u bërë nënë, por për partnerin nuk është fëmija i parë (Foto)

Një lidhje prej rreth 13 vitesh, e cila vitin që shkoi u duk se do të mbyllej me kaq, por vetëm pak muaj më vonë Zaimina Vasjari mori propozimin më romantik për martesë pikërisht në Maldive, dhe kështu historia e çiftit vazhdoi.

Sot këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë me partnerin e saj, të cilin nuk e ka bërë asnjëherë publik, por prej kohësh flitet se është biznesmeni Klodian Asllani, me të cilin ka edhe foto të bëra nga paparacët të cilat qarkullojnë në rrjet.

Por siç kuptohet nga disa foto në profilin e Instagramit të Klodianit dhe komentet pasuese, ai është baba i një vajze. Pak minuta më parë në Instastory, ai ka publikuar një foto me një vajzë në krah, të cilin e uron për ditëlindje, dhe mendohet se është e bija, por pak me rritur nga fotoja e mëparshme në Instagram.

Nga çfarë mund të shihet, Zaimina nuk fshihet shumë nga profili i tij, duke mos ia kursyer “like-et” në thuajse të gjitha fotot e tij. Ndërkohë sa i takon jetës së tij dhe familjes së mëparshme, ende nuk dihet asgjë. /JOQ/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button