fbpx

Stadiumi “Camp Nou” mund të ndryshojë emrin për 400 milionë euro

Kompania më e madhe spanjolle për farmaceutikë, “Grifols”, njëra nga më të suksesshmet në Evropë, u ka ofruar krerëve të KF Barcelonës një ofertë afariste tejet joshëse, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania e cila ka një qarkullim vjetor prej katër milardë euro dhe 14 mijë të punësuar, i ka ofruar gjigantit katalonjas 400 milionë euro, në kompensim të ndryshimit të emrit të stadiumit nga “Camp Nou” në “Grifols”, me një afat 30 vjeçar, më konkretisht nga vera e vitit 2018 deri në vitin 2048.

Komiteti Ekzskutiv i Barcelonës në fillimvitin e ardhshëm pritet të shqyrtojë ofertën dhe gjykuar në reagimet e para oferta mund të pranohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button