PTHP ka ngritur kallëzim penal për Çavkovin për rrahjen e studentëve (VIDEO)

Prokuroria Themelore Publike pas një viti për herë të parë do të ndërmerr aktivitet pas ngritjes së kallëzimit penal nga Komiteti i Helsinkut për sulmin e Njësive të Shpërndarjes së Shpejtë në selinë e Parlamentit studentor me 30 qershor vitin e kaluar, njofton Portalb.mk.

Kallëzimi penal është ngritur nga Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut me 29 shtator 2016 kundër drejtorit të atëhershëm të Zyrës për Siguri Publike Mitko Çavkov.

“Në mëngjes e mora ftesën për të më dëgjuar me 6 nëntor si dëshmitar dhe pjesëmarrës direkt në ngjarje. Nuk e di deri ku është procedura, por gëzohem që u ka hap proedurë për këtë ngjarje që është e rëndësishme për bashkësinë akademike, para se gjithash për studentët të cilët në mënyrë brutale u larguan nga hapësirat dhe plus u sulmuan nga persona fizik. Dhe çka është më e rëndësishme e gjithë ngjarja rregullisht është paraqitur në polici, por policia nuk ka reaguar, që në fund të dërgojë pjesëtarë të Njësitit të Shpërndarjes së Shpejtë dhe t’i rrahin personat që kanë paraqitur. Veçanërisht e gjithë kjo ka ndodhur në hapësirat e UKIM-it që sipas kushtetutës dhe ligjeve është pjesë e autonomisë së universitetit”, tha për NOVA TV Ivana Tufegxhiq, tani deputete e kuvendit.

Ajo tha se videot dhe  tregimet e dëshmitarëve duhet të dëshmojnë se si Çavkov e ka dhënë urdhrin dhe shpreson se Prokuroria më në fund do ta kryejë punën e vet dhe do ta konfirmojë të vërtetën për këtë ngjarje, siç tha, të rëndësishme për drejtësinë e shtetit.

Ndryshe, me 30 qershor gjatë procesit zgjedhor të mbajtur në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” (UKM), në Shkup u vërejtën parregullsi të shumta rreth listës zgjedhore duke u shoqëruar me dhunë policore, në orët e vona pas mesnatës u shpall fituesi Davor Popovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button