Maqedoni, EVN tregon se si ta dini që jeni në tarifën e lirë

Ekipet e EVN Maqedoni përfunduan me implementimin e tarifës së lirë ditore për të gjithë njehsorët ndaj të cilëve kishin qasje.

Në pajtueshmëri me planin, përshtatja e njehsorëve u realizua në periudhë prej katër javëve lexuese, duke filluar më 25 shtator dhe përfunduar më 24 tetor. Në ekranin e çdo njehsori të përshtatur shfaqet indikatori T2 gjatë periudhës nga ora 14:00 deri 16:00 çdo ditë pune dhe të shtunën.

“Edhepse ekipet tona i vizituan të gjitha pikat matëse, nevoja për kontakt fizik të ekipeve me njehsorët e bëri të pamundur implementimin e tarifës së lirë ditore për njehsorët ndaj të cilëve nuk kishin qasje. Kjo do të thotë që njehsorët deri tek të cilët nuk kishim qasje akoma nuk janë të përshtatur, ndërsa ata më shpesh janë shtëpi pushimi dhe konsumatorë të zhvendosur. EVN Maqedoni, në javët në vijim do të vazhdojë me përshtatje të njehsorëve të tjerë tek të cilët nuk kishim qasje, si plan shtesë për implementimin e tarifës së lirë ditore”, thonë nga EVN.        

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button