70 deputetë në Parlamentin Evropian kërkojnë heqje të llogaritjes verë-dimër të kohës

Një grup prej 70 deputetëve në Parlamentin Evropian po përpiqen për heqjen e direktivës së Komisionit Evropian për zhvendosjen e akrepave të orës dy herë në vit.

Kërkesa për heqjen e ndryshimit të kohës dy herë në vit është ngritur për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të dëshmive për ndikimin negativ të praktikës së tillë.

“Hulumtimet shkencore tregojnë se 20 për qind e popullatës vuan nga problemet shëndetësore për shkak të ndryshimit të orës”, theksoi Pavel Svoboda, deputet çek nga Partia Popullore Evropian (EPP), e cila e kryeson grupin joformal të punës.

Ai shtoi se përveç ndikimit negativ ndaj bioritmit njerëzor, ndryshimi i akrepave të orës sjell edhe deri në numër të madh të aksidenteve rrugore, si dhe ulje të produktivitetit të vendin e punës.

Svoboda theksoi edhe se zhvendosja e akrepave të orës është vendosur me qëllim që të kursehet energjia, por një qëllim i tillë asnjëherë nuk është realizuar.

“Studimi i PE-së qartë tregon se heqja e ndryshimit të kohës është mirë për të gjithë 510 milionë qytetarët tanë”, theksoi Svoboda duke shtuar se propozimi ka mbështetje të fuqishme në vendet-anëtare të BE-së, ndërsa Polonia tani më i ka ndërmarrë hapat e para legjislative për këtë çështje.

Kalimi nga llogaritja verore në dimëror për herë të parë është vërejtur në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore.

Zhvendosja e akrepave të orës në Evropë është vendosur në fillim të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar me sqarimin se me këtë “vazhdohet” dita, mundësohet kursim në konsumimin e energjisë elektrike dhe rritet produktiviteti.

Llogaritja verore dhe dimërore e kohës nuk është vendosur në të gjitha shtetet. Rusia në vitin 2011 tërësisht e ka hequr zhvendosjen e akrepave të orës, ndërsa Irlanda është vendi i vetëm evropian i cili nuk e ka vendosur praktikën e tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button