10 bashkëpuntorë u kanë ndihmuar agjentëve, Grujovski dhe Boshkovksi të ikin, MBP nuk jep detaje

Këshilli penal nga Reparti për krim të organizuar pranë Gjykatës Penale të Shkupit ende vepron rreth kërkesës për esktradimin e ish-shefit të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK Nikolla Boshkovski, thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

Theksojnë se afatet deri kur duhet të grumbullohen dokumentet e nevojshme dhe të dërgohen në Ministrinë greke të Drejtësisë tashmë po rrjedhin. Sipas Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, kërkesa për ekstradim dhe korrespodenca e nevojshme dorëzohen në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë nga dita e marrjes së vendimit për paraburgim për shkak të ekstradimit.

Ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski mbesin në paraburgim ekstradues, ata kanë pasur logjistikë të fortë që të ikin nga Maqedonia. Sipas informatave të “Makfaks” më shumë se dhjetë persona u kanë ndihmuar që të ikin.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver tha se kanë shumë të dhëna dhe se së bashku punojnë me Prokurorinë, por se informacionet nuk janë për t’i ndarë me opinionin.

“Kemi shumë informata, bashkëpunojmë me Prokurorinë, po nuk mund ta ndajmë me opinionin në këtë fazë”, tha Spasovski.

I pyetur nëse ekziston mundësi që Grujoski dhe Boshkovski të “bëjnë pazar” me shërbimet greke lidhur me ndarjen e informatave për atë që e kanë punuar viteve të kaluara në DSK, Spasovski tha se nuk ka kurrfarë informate që deri tani nuk është ndarë me opinionin duke marrë parasysh atë që opinioni përmes të bombave kishte mundësi t’i dëgjojë bisedat për punën e tyre.

“Qëllimi ynë parësor ishte sigurimi i drejtësisë për këtë rast dhe pa marrë parasysh se ku ishin dhe në cilin vend ata ishin, ne mund të kishim qasje në sigurinë e tyre në mënyrë që drejtësia të përmbushej. Nga ky aspekt e arritëm qëllimin, Boshkovski dhe Grujoski janë në paraburgim, e presim ekstradimin që të mundet këtu para gjykatës maqedonase në procedurë transparente të dëshmohet faji, gjegjësisht të dëshmojnë se janë fajtorë. Në lidhje me informatat që i kanë, tashmë kanë informata që nuk janë shpërndarë, dihen të gjitha detajet për punën e tyre nga materialet e publikuara në projektin “E vërteta e Maqedonisë”, tha Spasovski.

Ndryshe, arrestimi i ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) të Maqedonisë, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski në Greqi  mund të ekstradohen deri në fund të nëntorit kurse deri më atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi. Në lidhje me këtë nga zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski u shpreh se ka pritshmëri se procedura e ekstradimit do të ndodh varësish kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.

Grujovski dhe Boshkovski, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë e Maqedonisë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që ata të arratisen. Të dy, pas arratisjes 4-mujore u arrestuan më 19 tetor në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button