Ministri i Jashtëm i Kosovës viziton Turqinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të vizitës së tij në Turqi është takuar me homologu i tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Pacolli po qëndron në Turqi për një vizitë zyrtare, ku në këtë kuadër ai sot u prit nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas këtij takimi të dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë ditës pritet që Pacolli të zhvillojë takim edhe me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Kujtojmë se Pacolli dje ishte në një vizitë zyrtare edhe në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button