Një të tretën e investimeve të jashtme e kanë paguar qytetarët e Maqedonisë

Në çdo tre euro të investuar nga investitorët e jashtëm, shteti u ka dhënë nga një euro, tregon analiza e BIRN për gjithsej 26 kompani që kanë bërë marrëveshje për ndihmë shtetërore, shkruan Birn.mk, njofton Portalb.mk.

Ata kanë marrë subvencione nga 121 milionë euro nga të cilët 26 milionë euro janë grande kesh për ndërtimin e kompanive, ndihmë për trajnime për punëtoritë ose subvencione për çdo vend të ri të punës, ndërsa 95 milionë euro janë lirime tatimore dhe doganore deri në fund të vitit 2016.

Sipas informatave të BIRN që i ka marrë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, shuma e përgjithshme është për 26 milionë euro më e madhe nga ajo që para një muaji e publikoi Qeveria në konferencë për shtyp, sepse aq përfshijnë lirimet doganore për 2016.

Investitorët që i ka subvencionuar shteti deri në fund të vitit të kaluar kanë investuar 348 milionë euro, tregojnë përllogaritjet e BIRN-it nga raportet financiare të këtyre kompanive të publikuar në bazën e informatave “Investimet e jashtme nën lupë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button