“Stigma, kërko të drejtën tënde” do të shfaqet në shtatë komuna të Kosovës

Forum Teatër “Stigma, kërko të drejtën tënde”, një ndër shfaqjet e para në Kosovë e organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS, që realizohet në partneritet me Zyrën e Avokatit të Popullit do të shfaqet në shtatë vende të Kosovës edhe atë në Lipjan, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë, njofton Portalb.mk.

Fillon prej sot, në ora 14:00 në Shërbimi Korrektues i Lipjanit, më 30.10.2017 do të jetë në Pejë, më 03.11.2017  do të paraqitet në Mitrovicë, më 08.11.2017 në Gjilan, Prizren do të jetë më 14.11.2017, në Gjakovë më 05.12.2017 kurse më 06.12.2017 do të jetë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Në Forum Teatër “Stigma, kërko të drejtën tënde” adresohet stigma e shoqërisë kosovare dhe ballafaqimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Nevoja që zëri i tyre të dëgjohet dhe të mbështeten nga komuniteti për ta vazhduar jetën si çdo njeri tjetër.

Regjisor i saj është Lulzim Bucolli kurse do të luajnë Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Shfaqja nis me ngjarjen që vjen pasi që njëri nga prindërit zbulon se biri i saj Dreni është dashuruar me një vajzë nga Prishtina, Mira kthehet në Kosovë për herë të parë pas 18 viteve të kaluara në Angli. Edhe pse e përgatitur të ballafaqohet me të kaluarën ajo befasohet nga një takim i planifikuar që merr një kahje tjetër nga qëllimi fillestar.

Pas performancës personazhet e shfaqjes do të diskutojnë me publikun çështjet që adresohen në shfaqje si dhe do të kenë mundesinë të angazhohen direkt gjatë ndonjë segmenti të caktuar.

Ndryshe, kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë Përmes Shoqërisë Civile Aktive”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button