Ndërpritet greva minatorëve të Trepçës

Ministria e Zhvillimit Ekonomik zotohet të përmbush kërkesat e minatorëve Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka arritur një marrëveshje me minatorët e Minierës së Stantërgut.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga MZHE. Bëhet e ditur se ministri Lluka me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar në Trepçë ku është takuar Sindikalistët e Minatorëve, menaxhmentin e Trepçës dhe minatorët, nga të cilët është njohur me kërkesat e tyre dhe mundësinë e realizimit të tyre brenda një afati sa më të shkurtër, njofton RTV 21.

Kreu i MZHE-së është zotuar se sipas përgjegjësive, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës, do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e minatorëve dhe brenda 10 ditësh do të gjendet zgjidhja për  sistematizimin e punëtorëve, derisa kërkesat tjera do të përmbushen brenda këtij viti. Ndryshe, dje minatorët e Trepçës, respektivisht Minierës së Stantërgut kanë hyrë në grevë me kërkesa; përmirësimi i cilësisë së ushqimit, zbatimi i kontratës kolektive, sistematizimi i punëtorëve sipas kërkesave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button