Supë Krem kërpudha me patate, ja si përgatitet (VIDEO)

Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për t’i gatuar kërpudhat. Mësoni në recetën e mëposhtme përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes, shkruan Shije.al.

Përbërësit:
  • qepë
  • patate
  • kërpudha
  • vaj ulliri
  • 1 lt ujë
  • kripë
  • piper
  • gjysmë gote pana (kuzhine)
  • 100 gr djathë parmixhano
  • kopër
Përgatitja:
Pastrojini dhe prejini qepën, pataten dhe kërpudhat në copa të vogla.
Vendosni një tigan me vaj ulliri në zjarr. Skuqni qepën dhe pataten për disa minuta. Shtoni në tigan 1 litër ujë. Shtoni kripë, piper dhe më pas bëjini krem me një frulator.
Skuqni kërpudhat në një tigan tjetër me pak vaj ulliri. Shtoni ½ pana kuzhine (ajkë qumështi) te përzierja me qepë dhe patate. Shtoni në të kërpudhat, 100 gram djathë parmigiano dhe pak kopër të grirë. Përziejini mirë.
Hidhni pak supë në një pjatë për servirje dhe shërbejeni me pak vaj ulliri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button