100 mijë euro janë harxhuar për Kembrixhin i cili nuk u aplikua në shkolla të mesme

Më shumë se 100.000 euro kushton marrëveshja e nënshkruar në Biron e Zhvillimit të Arsimit për sistemin e Kembrixhit, sipas të cilit parashihej futje e programeve në sistemin e mesëm arsimor që u anulua nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Me këto para duheshe të paguhen ekspertët britanik të cilët do të trajnojnë profesorët kurse në harxhimet hynin edhe zhvillim i materialeve, programe dhe mbajtje të të trajnimeve.

“Para disa muajve, ekspertët të cilët janë kontraktuar për përpilim të njësive mësimore nga shkencat natyrore dhe matematika tashmë kanë qenë në Maqedoni dhe kanë mbajtur trajnime. Në ato trajnime kanë marrë pjesë 12 profesorë të matematikës dhe 12 profesorë të biologjisë, fizikës dhe kimisë. Ato kanë zgjatur katër ditë dhe për këtë janë paguar ekspertët. Por, në shtator i kemi ndërprerë trajnimet. Ju kemi dërguar njoftim britanikëve ku kemi sqaruar se dëshirojmë të ndërprejmë procesin për shtat të ndryshimit të pushtetit dhe për shkak të revidimit të programit”, sqaroi Vanço Petrushevski, zëvendësdrejtor në Bironë e Zhvillimit të Arsimit, për Newsroom.mk.

Edhe pse këtë vit sistemi i Kembrixhit nuk u aplikua në arsimin e mesëm, nuk përjashtohet mundësia që i njëjti të hyjë në funksion në vitin e ardhshëm shkollor, 2018/2019.

Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska sqaroi se askush nuk ka mundur të supozojë se do të hiqet vendimi për mësim në bazë të Kembrixhit edhe në shkolla të mesme, prandaj edhe organet përgjegjëse i janë mbajtur trajnimet.

“Programi i Kembrixhit për shkolla të mesme është në periudhë qetësie kurse nuk është shkëputur i tëri. Se a do ta realizojmë vitin e ardhshëm ende nuk kemi vendosur. Ka pasur arsye se pse u vendos ashtu. Njëra nga ata arsye është se është shumë herët që të realizohet i njëjti, kurse kishte probleme edhe me librat. Procesi për realizim të Kembrixhit është në vijim por për momentin është në heshtje dhe do të rivlerësohet. Konsideroj se nuk janë hedhur në ajër paratë në mënyrë të palogjikshme sepse janë shfrytëzuar për ngritje dhe trajnime”, tha Deskoska.

Ndërkaq, heqja e sistemit u paralajmërua që në qershori të 2017-s, nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska ku tha se institucioni që udhëhiqet nga ajo është duke bërë përpjekje që të mos zbatohet Programi i Kembrixhit në shkolla të mesme.

“Bëhet fjalë për një program i cili nuk solli zhvillim të arsimit por vetëm se e stagnoi atë edhe më shumë. Programi i Kembirxhit deri më sot ishte i pranishëm në arsimin fillor, mirëpo, nuk tregoi rezultatet të mira me çka bëri që nxënësit, arsimtarët dhe prindërit të jenë të pakënaqur. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ekspertët bën përpjekje të mëdha, duke shqyrtuar të gjitha hapësirat ligjore që Programi i Kembrixhit, i cili prej shtatorit duhej të ishte pjesë edhe e arsimit të mesëm, i njëjti të mos aplikohet ngaqë nuk është i përshtatshëm”, tha Deskoska.

Se çfarë do të ndodh me këtë program në arsimin e ulët, ajo tha se aty do të bëhen ndryshime të ngadalshme dhe të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button